Tymueset në Kuvend/ PS kërkoi masë disiplinore për tre deputetë të opozitës, Sekretariati i Etikës vendos përjashtimin e tyre për 10 ditë

1 year ago 4

Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin për 10 ditë nga Kuvendi të tre deputetëve të opozitës.

Sekretariati i Etikës u mblodh online në orën 15:00 për të diskutuar mbi kërkesën e maxhorancës.

PS kërkon masë disiplinore për tre deputetë të opozitës, pas situatës së krijuar një ditë më parë në Kuvend.

Në një letër drejtuar Kuvendit, PS kërkon masë disiplinore ndaj Saimir Korreshit, Elda Hotit dhe Lindita Metaliajt.

Në kërkesë theksohet se Korreshi u pa duke marrë disa tymuese në çantat e dy deputeteve dhe më pas i ndezi ato.

Kërkesa për marrje mase disiplinore

Seanca plenare e kësaj të enjteje nuk zgjati më shumë se 20 minuta dhe u mbyll mes kaosit dhe tymueseve. Deputetët e opozitës grumbulluan sërish karriget e Kuvendit dhe ndezën tymueset me qëllim bllokimin e seancës.

Top Channel

Read Entire Article