U akuzuan për skemë mashtruese me TVSH-në, Gjykata e Elbasanit shpall të pafajshëm ish-drejtuesit e “Kurum”

1 year ago 26

Gjashtë vjet pas arrestimit të ish-administratorit të kompanisë “Kurum International”, K.Z dhe ish-Drejtori i Skrapit, Y. A, gjykata e Elbasanit i ka shpallur ata të pafajshëm.

Me anë të një vendimi të marrë nga kjo gjykatë, e pafajshme shpallet edhe kompania “Kurum “Kurum International”, duke hequr kësisoj edhe sekuestron preventive mbi llogaritë bankare.

Në korrik të vitit 2017, Prokuroria e Elbasanit, Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy ish-drejtues të lartë të kompanisë “Kurum International”, të dyshuar se kryen një skemë mashtruese me rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), me dëm ekonomik ndaj shtetit në vlerën rreth 1.5 milionë dollarë. Gjithashtu, po me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata vendosi sekuestro mbi llogaritë bankare të kompanisë Kurum.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article