U arrestua në Kosovë, nisin procedurat për ekstradimin e “Baronit të drogës”

10 months ago 20

Prokuroria e Posaçme i ka përcjellë një ditë më parë kërkesën Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me ekstradimin e Gëzim Çelës, i konsideruar si “Baroni i drogës”, i cili i arrestua pasditen e së premtes në Kosovë.

Tashmë pritet që Ministria e Drejtësisë të përpunojë dosjen dhe t’a përcjellë në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë. Më pas Gjykata e Kosovës pritet që të japë vendimin për ekstradimin.

Gëzim Çela prej vitesh ishte në kërkim nga policia për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Bazën e kishte në zonën e Fushë Kuqes. Çela kishte edhe mbështetjen e shefit të Komisariatit i cili i arrestuar para pak kohësh gjithashtu me urdhër të SPAK./vizionplus.tv/

Read Entire Article