“U bënë përpjekje për të intimiduar KLSH”, Bardhi kërkesë Nikollës: Mundëso mbledhjen e “Ekonomisë”! Nëse të raportojë në Kuvend Kontrolli i Lartë i Shtetit

3 months ago 8

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në fjalën e tij në Kuvend, kërkoi që gjatë ditës së sotme të mblidhet komisioni për Ekonominë, dhe ditën e nesërme në rend dite të Kuvendit të përfshihet edhe raportimi i KLSH.

Bardhi tha se në mbledhjen e fundit të komisionit të Ekonomisë, u tentuar intimidimi i KLSH.

“Në mënyrë të pa shpjegueshme ju nuk keni përfshirë as sot as nesër raportimin të një institucioni kushtetues, KLSH.
Madje ka ndodhur e duhet ta dënojmë një praktikë të tillë në komisionin e ekonomikë, KLSH u vu përballë një situate të pandodhur, ku një rast specifik i një rekomandimi të lëshuar nga KLSH është tentuar të ballafaqohet një nënpunëse publike me KLSH.

Praktikë e tillë nuk ka ndodhur më parë dhe është shkelje e hapur e pavarësisë së KLSH.
E kuptoj që veprimtaria e KLSH mund të ketë shqetësuar shumë kolegë në sallë.
Komisioni i Ekonomisë duhet të mblidhet sot, të miratojë draft rezoluta dhe KLSH duhet të thirret nesër të raportojë.

Ju zonja kryetare keni shkelur çdo afat sepse është detyra juaj që kalendari të zbatohet nga komisionet. Mundësoni që sot të mblidhet komisioni i Ekonomisë dhe nesër në rend dite të përfshihet raportimi i KLSH”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article