Deputeti socialist, Vullnet Sinaj, u shpreh për mediat një ditë pas incidenti në Kuvend, se gjithçka ishte e sajuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Ishte një incident i sajuar nga Sali Berisha për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare”, tha Sinaj, duke treguar se nuk do të bëj denoncim për Bledion Nallbatin, i cili e goditi gjatë seancës plenare.
“Nuk ishte personale. Nuk kam gjë me të. Unë personalisht nuk do të bëj denoncim, por do të jem pjesë e Grupi parlamentar të Partisë Socialiste”.
Ndërkohë, pas incidentit, deputeti Bledion Nallbati u përjashtuar nga seanca plenare, sipas vendimit të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.
Rendi i ditës u anashkalua të hënën në Kuvend, pas tensioneve që krijuan në sallë deputetët e opozitës. Ata bllokuan foltoren dhe më pas kryeparlamentarja njoftoi mbylljen e seancës.
Top Channel