Trupat ruse kanë tentuar të thyejnë vijën mbrojtëse të ukrainasve, duke e mbushur një tank me ty tonelata TNT dhe ta niste drejt fshatit Vodyane, por ky sulm dështoi kur ra mbi një minë antitank.
Pamjet e filmuara nga ajri me dron, shfaq ushtarin rus që shihet duke kërcyer nga tanku i cili vazhdonte të lëvizte në drejtim të pozicioneve të ukrainasve, transmeton Telegrafi.
Ai vrapon dhe tenton të fshihet nën rrënojat e disa tankeve të shkatërruara, duke e ditur efektin e një shpërthimi të tillë.
Por tanku u ndalë në gjysmë të rrugës dhe dështoi misioni, pasi shkeli mbi një minë antitank që e aktivizoi dhe e hodhi në erë tankun e mbushur me TNT.
Kjo nuk është hera e parë që rusët përdorin të ashtuquajturën taktikë “të tankeve kamikaze” kundër ukrainasve.
E këto raste rrallë se janë filmuar me kamerë, dhe ky rast është një dëshmi se çfarë metodash aplikon në luftë duke shkelur çdo konventë për luftëra. /Telegrafi/