Për dy mjeke të spitalit të Korçës, Policia ka referuar materialet në Prokurori, pas kallëzimit të bërë ndaj tyre nga familjarët e një 61-vjeçareje që ka ndërruar jetë.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se “nga Komisariati i Policisë Korçë, u referuan materialet në Prokurori për vlerësim për shtetaset A. D., dhe G. R., të dyja mjeke në spitalin e Korçës”.
Në vijim sqarohet se familjarët e një 61 vjeçareje që humbi jetën më datë 14.08.2024, paraprakisht dyshohet si pasojë e arrestit kardiak, kanë bërë kallëzim pasi pretendojnë se mjeket kanë treguar neglizhencë në trajtimin mjekësor të 61-vjeçares.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb