U kap ‘mat’ duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, procedohet 33-vjeçari në Skrapar

9 months ago 11

Skrapar/Kontrolle të shtuara nga Policia, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

U kap duke transportuar me automjet, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, procedohet penalisht 33-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti dhe lënda drusore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë kapur në vendin e quajtur “Rrasat e Novajt”, shtetasin S. Q., 33 vjeç, duke transportuar me automjet, lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin S. Q., për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.

Më datë 16.01.2024, rreth orës 17:30, është gjetur nga familjarët, në banesë, pa shenja jete, shtetasi J. Ç., 50 vjeç, banues në Kuçovë, i cili dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëvarur.

Më datë 16.01.2024, rreth orës 19:30, në fshatin Tapi, Kuçovë, shtetasi N. T., 62 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur, ka rënë nga shkallët e banesës së tij, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article