Një 25-vjeçar ka përfunduar pas hekurave, pasi u kap mat me kanabis në makinë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ra shtetasi me inicialet K.O, banues në Vlorë.
“Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, arrestoi shtetasin K. O., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjet, iu gjetën doza të lëndës narkotike kannabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”, sqaron policia.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb