U kapën në shkelje dhe tentuan të korruptojnë efektivët e Policisë Rrugor, e pësojnë 5 drejtues mjetesh në Tiranë

8 months ago 5

Policia rrugore e Tiranës, gjatë ditëve të fundit kanë  konstatuar në shkelje pesë drejtues mjetesh. Këta të fundit, të cilët me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjore, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, konkretisht shtetasit B. K., L. Z., P. I., K. G., dhe E. Sh.

“Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.

Respektimi i ligjit dhe integriteti, janë elemente thelbësore për një shoqëri! Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112”, njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article