U la i lirë nga Serbia, eksperti paralajmëron rikthimin e Radojeçiqit në Kosovë?

1 year ago 33

Udhëheqësi kryesor i grupit terrorist serb, i cili sulmoi Policinë e Kosovës në veri të Kosovës më 24 shtator, Milan Radojeçiq është lënë i lirë nga gjykata në Beograd, ku është arratisur pas sulmit në në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vdekur polici Afrim Bunjaku.

E lënia e lirë e Radojeçiqit po shihet si një rrezik për Kosovën. Këtë po e paralajmëron eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

“Procesi është duke marr epilogun i cili është ditur që në fillim nga aktivizimi i organeve të ndjekjes në Beograd , duke arsyetuar çdo veprim të grupit terrorist ushtarak si veprim të ndërmarr vetëm të pjesa e posedimit të armatimit e assesi të elementi kryesor që është veprimi diversant terrorist në territorin shtetëror të Republikës se Kosovës”, thotë Shala.

Sipas tij, lirimi i menjëhershëm i Radojeçiqit, dëshmon fuqinë që ai ka në Serbi.

“Lirimi më masa të sigurisë (që janë qesharake) dëshmon që influenca e Radojçiqit brenda sistemit shtetërorë është i pakontestueshëm dhe që arrin deri te Aleksandër Vuçiq dhe klanit Zemun, përmes veprimeve kriminale që i ka shërbyer në vazhdimësi këtij projeksioni”, shprehet Shala.

Më tej, ai u bën thirrje institucioneve në Kosovë që të marrin masa kundër rikthimit të Radojeçiqit në Kosovë.

“Institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin veprime konkrete që rikthimi i tij në një format tjetër është i pa kontestueshëm, prandaj duhet të ndërmarrim veprime edhe të ndjekjes ndërkombëtare”.

“Rikthimi i tij do të jetë gjithmonë opsion dhe potencial në rast që nuk jemi të vëmendshëm në terren, atëherë skenarët mund të na rrezikojnë dukshëm sigurinë nacionale”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë Drizan Shala.

comment

Read Entire Article