U lëshua nga mali Washington, skiatorin e “merr me vete” orteku i borës, pëson lëndime trupore – publikohen pamjet

10 months ago 29

Ky është momenti rrëqethës kur një skiator deri po lëshohej malit Washington, nxit një ortek bore.

Dominic Torro, 30-vjeç, po skijonte të shtunën në mëngjes kur një ortek bore filloi të bie nga mali dhe e mori atë me vete, transmeton Telegrafi.

Ai kishte shkuar në këtë mal me miqtë kur ndodhi aksidenti, u tha nga departamenti i shpëtimtarëve të New Hampshire.

Gjendja e tij shëndetësore mbetet e panjohur, por raportohet se ka pësuar lëndime në pjesë të ndryshme të këmbëve.

Kjo nuk është hera e parë që skiatorët që vizitojnë këtë mal, i merr me vete orteku i borës siç ndodhi edhe një vit më parë me një të ri.

Në videon e publikuar së fundmi nga qendra e skijimit, Torro fillimisht shihet duke zbritur kodrës kur orteku niset pas tij dhe e merr me vete.

Ishte miku i tij i cili e ndihmoi dhe i telefonoi policisë dhe ndihmës së shpejtë.

Helikopteri i Gardës Nacionale e kishte lokalizuar të lënduarin dhe menjëherë nga fluturakja zbritën mjekët. Ai është dërguar me urgjencë në spital për trajtim. /Telegrafi/

Read Entire Article