U ndaluan për futjen e mallrave kontrabandë të botoxit-it, lirohen 3 administratorët e klinikave private

2 hours ago 21

Lirohen 3 administratorët e klinikave private që u arrestuan në kuadër të operacionit për futjen e mallrave kontrabandë të botoxit-it.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se Gjykata e Tiranës vendosi masën detyrim paraqitje për Milidon Kumurakun, administrator i kompanisë që fuste produket në Shqipëri i akuzuar nga Prokuroria e Tiranës për përdorim të mallrave që kishte dijeni të ishin kontrabandë.

E njëjta masë sigurie u vendos edhe për dy administratorët e dy klinikave private, Xhuljana Mahmutaj dhe Deisa Shehaj. Gjykata pranoi  kërkesën e Prokurorisë që hetimi ndaj tyre të vijojnë në gjendje të lirë. Operacioni u zhvillua 3 ditë më parë, ku u ushtrua kontroll në 30 klinika private në  Tiranë me dyshimin se kryheshin ndërhyrje estetike me mallra të ndaluara.

Në kërkim janë shpallur 3 persona, për të cilin policia nuk ka arritur dot të ekzekutojë masat e sigurisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article