U plagos nga një plumb qorr në Tiranë, flasin vajzat e 52-vjeçares italiane: Policia nuk i dha ndihmë! Po hasim burokraci për ta transferuar në Itali

9 months ago 27

Vajzat e 52-vjeçares italiane, Agata Carbonara, që u plagos nga një plumb qorr më 1 janari në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë, kërkon ndihmë për transferimin në Itali për një mjekim më të specializuar.

Në një postim në rrjetet sociale vajzat e 52-vjeçares shprehen se policia shqiptare nuk i dha ndihmë nënës së tyre dhe se po hasin burokraci për ta transferuar në Itali. Ndër të tjera ato thonë se 52-vjeçarja ka ende plumbin në gjoks.

“Ajo që po përjetojmë është e paimagjinueshme. Sot rrezikojmë të humbasim nënën për shkak të një gjesti të papërgjegjshëm të një të çmenduri, i cili qëlloi në ajër, duke e goditur në mushkëri.

Këto ditë, përveçse luftojmë për jetën e saj, ne jemi të detyruar të përballemi me një burokraci që pengon transferimin për në Itali. Pyesim veten se me çfarë guximi dy patrullat e policisë, duke parë nënën tonë e shpërfillës. E si ka mundësi që ajo ende pret, me një plumb në gjoks.”, shkruajnë ato.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article