U prezantua si përfaqësues të një personi publik dhe i mori 50 mijë euro një shtetasi, pranga të riut në Tiranë

10 months ago 5

Balkanweb app Get it on Google Play

Një 29-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme, pasi akuzohet se me në të mashtrimit i ka marrë 50 mijë euro një shtetasi, duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale K. L., 29 vjeç, banues në Shkodër.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/ Vijon operacioni policor i koduar “Repeat”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në DVP Tiranë.

Vihet në pranga një 29-vjeçar, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me 3 shtetas të tjerë (2 të arrestuar gjatë operacionit, 1 në kërkim), për t’i marrë një shumë parash një shtetasi, me anë të mashtrimit.

Sekuestrohet 1 celular.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve ekonomike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë vijuar operacionin policor të koduar “Repeat”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit K. L., 29 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit A. Gj. dhe R. B. (të arrestuar) dhe me shtetasin F. L. (në kërkim), për t’i marrë shumën 50 000 euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article