U qëllua për vdekje në hyrje të Tepelenës, iu plagos i vëllai, si u zbardh pas 4 vitesh vrasjen e Artur Breshës

1 year ago 40

Pas gati 4 vitesh është zbardhur vrasja e Artur Breshës në Tepelenë. Ngjarja ndodhi më 4 dhjetor të vitit 2019, në hyrje të qytetit. Autorët, mes të cilëve thuhet se është i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, qëlluan dhe ndaj vëllait të viktimës, Artan Bresha, rreth 43 vjeç asokohe, i cili mbeti i plagosur dhe arriti që t’i shpëtonte plumbave.

Asokohe për krimin u dyshua se si motiv kishte hasmëritë e vjetra. Mësohet se viktima ka qenë emigrant, ndërsa punonte si roje te by-passi. Vetëm në sajë të megaoperacionit të djeshëm, pas dëshmisë së Tafanit, i cili ndodhet pas hekurave për grabitjen e një pike të këmbimit valutor në Astir. Duke iu referuar informacioneve të siguruara nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb Tafani tregoi se kishte qenë pjesë e disa vrasjeve me pagesë, përveç asaj të Breshës në Tepelenë. Ngjarje të tjera kriminale që thuhet se janë zbardhur janë një vrasje në Elbasan, një në Korçë dhe një te Liqeni në kryeqytet.

Operacioni është nisur me urdhër të prokurorisë së Elbasanit ndërsa dosja më vonë pritet t’i kalojë SPAK-ut.
Në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar 15 urdhër arreste dhe janë zbuluar 6 vrasje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article