U raportua si vrasje nga grabitësit/ Arrestohet bashkëshorti i Liridona Murselit

10 months ago 6

Autori i vrasjes së Liridona Murselit, ngjarje që tronditi Kosovën në 29 Nëntor, dyshohet së është vetë bashkëshorti i saj.

Policia e Kosovës ka vënë në pranga këtë të premte dy persona, nën dyshimin se janë të përfshirë në vrasjen e 33-vjeçares, Naim Murselin dhe një shtetas tjetër, emri i të cilit ende nuk dihet.

Ngjarja u raportua si grabitje, ku çifti Murseli, së bashku me famijët ranë pre e grabitësve. Këta të fundit, pasi morën sendet me vlerë, qëlluan drejt Liridonës, e cila ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Me arrestimin e ish-këshilltarit të Behgjet pacollit, pistat e hetimit mund të zgjerohen më shumë, për të bërë zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel

Read Entire Article