U tha se do ta zëvendësonte atë te Liverpooli, Klopp zbulon fjalët që ia tha De Zerbit pas ndeshjes

6 months ago 15

Jurgen Klopp i dha një këshillë motivuese Roberto De Zerbit në tunel pas fitores së vështirë të Liverpoolit me rezultat 2-1 ndaj Brightonit.

“Të Kuqtë” gjetën veten në disavantazh vetëm pas dy minutave lojë ndaj Brightonit pas golit të shënuar nga Danny Ëelbeck, por ata e përmbysën rezultatin falë golave nga Luis Diaz dhe Mohamed Salah.

Përkundër humbjes, entuziazmi rreth De Zerbit nuk është venitur, pasi shumë ekipe po e vlerësojnë punën e teknikut italian tek Brightoni. Ai me shumë mundësi do të largohet në verë, ndërsa ofertat nga klubet si Bayern Munichu dhe Milani nuk mungojnë.

Çfarë i ka thënë Klopp në tunel De Zerbit pas ndeshjes?

Në një prononcim për BBC Sport pas ndeshjes, Kloppi u pyet se çfarë i tha De Zerbit në tunel pasi dyshja u panë dukë buzëqeshur me njëri-tjetrin.

“I thashë De Zerbit që të vazhdojë të përmbysë botën e futbollit. Unë do ta shikoj nga distanca. Unë kam shumë respekt për atë që ai po bën”.

“Është e jashtëzakonshme ajo që ka bërë ai, Brightoni ka humbur Alexis Mac Allister dhe Moises Caicedo, ata kanë shumë lëndime, por ai e ka vendosur ekipin së bashku. Një punë e mrekullueshme”, ka thënë Klopp.

Brightoni nuk dëshiron që ta humbasë De Zerbin në verë dhe i ka ofruar atij një kontratë të re, por mesa duket italiani ka vendosur që të pres deri në fund të sezonit para se të marrë vendimin final./Telegrafi/

Read Entire Article