U zëvendësua nga trajneri, ish-futbollisti i Cityt nga dëshpërimi njofton se ka përfunduar karrierën në moshën 21-vjeçare

9 months ago 17

Manchester City kishte shpenzuar gjashtë milionë euro për transferimin e Diego Rosas tre vite më parë nga Gremio, pasi ai konsiderohej si një nga talentët më të mëdhenj në Brazil.

Futbollisti brazilian dhe deri pak kohë më parë talenti i madh i Manchester Cityt, Diego Rosa, tronditi fansat me njoftimin për përfundimin e karrierës së tij edhe pse është vetëm 21 vjeç.

Gjatë vitit të kaluar, Rosa u transferua nga Manchester City në Brazil te Bahia, pasi nuk arriti të lë gjurmë te Manchester City përkundër dy huazimeve te Lommel SK në Belgjikë dhe Vizela në Portugali.

Mirëpo, kohët e fundit mesfushori i talentuar nuk po shkon mirë në fushë, ndaj gjatë ndeshjes së fundit për Bahian ai pati një krizë nervore dhe vendosi të shpallë fundin e karrierës së tij në mënyrë shumë të trishtuar.

Përkatësisht, Rosa u largua nga loja në minutën e 55-të në duelin e parë të Bahias së tij në vitin 2024. Trajneri e zëvendësoi, tifozët e fishkëllyen dhe ai nuk e përballoi dot mendërisht, ndaj vendosi të shpallë fundin e karrierës në rrjetet sociale.

“Dua t’ju ​​informoj se sot luajta ndeshjen e fundit të karrierës sime”, ka shkruar Rosa në Instagram pasi u tall nga fansat e tij.

Megjithatë, menaxheri Rogerio Ferreira qetëson situatën dhe tha se futbollisti ka mbështetjen e plotë të të gjithëve në ekip dhe se do t’i nënshtrohet mbikëqyrjes mjekësore dhe terapeutike.

Klubi njoftoi dhe shtoi se departamenti i futbollit dhe ai i shëndetësisë dhe performancës në ekip do të vendosin për praninë e tij në ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/ 

Read Entire Article