UDB dhe rrëfimet tronditëse nga ish të burgosurit politik – Avokati e zbërthen situatën: Duhet të konstatohet kjo gjë!

1 month ago 26

Ka një kohë që në emisionin "debatplus" po publikohet një cikël i intervistave të ish të burgosurve politikë të viteve të 80-ta.

Aty po rrëfehen torturat dhe keqtrajtimi i këtyre të burgosurëve nga UDBA-shet shqiptarë.

Bazuar në këto rrëfime a i duhet Kosovës ligji për lustracion.

Poashtu në vazhdimësi ka pasur akuza se institucionet e Kosovës janë të mbushura qoftë me UDB-ash apo pasardhës të tyre.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Ardian Bajraktari.

Image

Ardian Bajraktari

Ai thotë se shpërfaqja e UDB-shëve me emra dhe mbiemra duhet të konstaohet pavarësësisht se ku janë e çka bëjnë ata në këtë kohë.

Gjithashtu avokati për Lustracionin thotë që është i nevojshëm mirëpo i vonuar në Kosovë.

“Shpërfaqja e udbashëve, me emra e mbiemra, të atyre që me zell të madh i kanë shërbyer sistemit të kaluar, duke ushtruar dhunë e terror ndaj, ish të burgosurit politikë, duhet të konstatohet, pavarësisht se ku janë e çka bëjnë ata në këtë kohë.

Lustracioni, ka për qëllim vlerësimin e pastërtisë së figurës së zyrtarëve publikë, ky proces është edhe i nevojshëm edhe i domosdoshëm, por tek ne, është i vonuar. Ky proces është peng i mungesës së vullnetit politik”, thotë ai.

Në fund, avokati nënvizon që këtij procesi do të duhej t’i paraprinte rregullimi i bazës ligjore, përkatësisht hartimin dhe miratimin e legjislacionit që mundëson lustracionin.

“Këtij procesi do të duhej t’i paraprinte rregullimi i bazës ligjore, përkatësisht hartimin dhe miratimin e legjislacionit që mundëson lustracionin, përmes një procesi të gjerë konsultimesh dhe sa më gjithëpërfshirës”, përfundoi Bajraktari për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article