Nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiç ka dhënë dorëheqjen pas përfshirjes në sulmin terrorist në Veri, i cili i mori jetën një efektivi të Policisë së Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Përmes një interviste për televizionin kombëtar spanjoll, TV Espanjola, udhëheqësi serb tha se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
“Radoiçiç nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe”, tha Vuçiç.
ne perditesim…
Top Channel