Udinese “shokon” Milanin/ Kuqezinjtë në krizë të thellë, munden 0-1 në “San Siro”

11 months ago 16
14:38 05/11/2023

Milani ka harruar të fitojë. Kuqezinjtë kanë dalë kokë ulur nga San Siro, ku këtë herë janë mposhtur nga një skuadër modeste si Udineze.

Në një ndeshje ku fitorja ishte domosdoshmëri ekipi i Piolit nuk pati qartësinë e duhur. Ndeshja filloi me një rast të pastër për Udinezen, por Perreira i vetëm në zonë nuk u tregua i saktë. Me kalimin e minutave Milani e dominoi lojën, por në ato pak raste që krijoi portieri Silvestri u tregua i vëmendshëm.

Udineze mbrohet mirë dhe përpiqet të godasë më sulme të shpejta, ç’ka e arrin në minutën e 62-të kur fiton një 11-metërsh. Kapiteni Pereira nuk fal nga pika e bardhë dhe 0-1. Pas pësimit të golit kuqezinjtë hidhen në sulm frontal. Krijojnë disa raste shënimi por nuk arrijnë të mposhtin portierin Silvestri, që është në superformë në këtë takim. Fundi i takimit i gjeti miqtë nga Udine duke festuar fitoren e parë për këtë kampionat, ndërsa kuqezinjtë të fërshëllyer nga gjithë San Siro.

Kjo është ndeshja e tretë radhazi pa fitore për Milanin, që tashmë sheh të thellohet në 6 pikë distanca nga Interi kryesues.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article