UEFA heq dorë nga çmimet historike

11 months ago 7
16:36 03/11/2023

Bashkon forcat me “France Football” për të ndarë së bashku “Topin e Artë”

Viti 2024 do të sjellë ndryshime të rëndësishme dhe jashtë fushave të lojës. UEFA  ka bashkuar forcat me gjigantët mediatik, France Football dhe L’Equipe’ për të organizuar së bashku ceremoninë e “Topit të Artë”. UEFA dhe Groupe Amaury synojnë të rrisin statusin dhe shtrirjen globale të çmimit duke nxitur një ndjenjë uniteti dhe bashkëpunimi brenda komunitetit të futbollit. Prezantuar çdo vit nga France Football që nga viti 1956, Topi i Artë është çmimi më prestigjioz që një futbollist mund të marrë në njohjen e arritjeve të jashtëzakonshme.

Si pjesë e marrëveshjes, Groupe Amaury mbetet pronar i markës së Topit të Artë dhe do të vazhdojë të mbikëqyrë sistemin e votimit, i cili do të mbetet i pandryshuar dhe i pavarur. UEFA do të kontribuojë me ekspertizën e saj të futbollit, do të shes të drejtat televizive dhe do të organizojë galanë vjetore të çmimeve. Për më tepër, dy çmime të reja do t’i shtohen programit; një trajneri i vitit për meshkuj dhe femra, i cili do të njohë kontributin e paçmuar të trajnerëve për suksesin në fushë. Ndërkaq, formacioni aktual i trofeve do të vazhdojë me të njëjtët emra, Topi i Artë për meshkuj, Topi i Artë për femra, Trofeu Kopa për lojtarin më të mirë nën 21-vjeç, trofeu Yashin si portieri më i mirë, Trofeu Gerd Muller si golashënues, Trofeu i Klubit të Sezonit për Meshkuj, Trofeu i Klubit të Sezonit të Femrave dhe Çmimi Sokrates.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article