Uefa përjashton Juventusin nga Kupat e Europs, dënim edhe me 20 milionë euro gjobë

1 year ago 25
Reklamë

UEFA ka vendosur të përjashtojë Juventusin për një sezon nga kupat e Europës për shkak të çështjes së fitimeve kapitale (plusvalencat).

Per kete arsye bardhezinjtë nuk do të jenë në start të Ligës së Konferencës 2023-2024. Ne vend te “Zonjes se Vjeter” do te “peshkohet” Fiorentina, finaliste e sezonit te kaluar.

Po keshtu , torinizet jane denuar nga qeveria e futbollit europian edhe me një gjobë prej 20 milionë eurosh, 10 mln prej të cilave me kusht .

Në Torino, prej javësh ishin pergatitur per kete vendim.

Skuadra e Allegrit ne sezonin e ri do të përqendrohet kështu në kampionatin dhe Kupën e Italisë, duke u përpjekur të ndërpresë një seri dyvjeçare pa trofe.

Read Entire Article