“Ule sëpatën o çun”/ Zbulohen detaje të reja nga operacioni për neutralizimin e 35-vjeçarit në Maminas, vuante nga depresioni dhe…

9 months ago 28

Detaje të reja janë zbuluar për ngjarjen në Maminas, ku 35-vjeçari Eduart Hoxha dhunoi të atin dhe më pas kërcënoi ta vriste atë me sëpatë, çka u shmang falë ndërhyrjes së efektivëve të RENEAS.

Gazetarja Klodiana Haxhiraj raporton se operacioni ka zgjatur rreth 6 orë dhe se sipas burimeve në radhët e policisë, 35-vjeçari vuante nga depresioni.

Pak më parë mbi rastin ka reaguar edhe ministri Taulant Balla, i cili publikoi pamje nga operacioni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article