United e nis me fitore/ “Djajtë e kuq” mundin Wolvarehampton në “Old Trafford”

1 year ago 17
Reklamë
23:12 15/08/2023

Trajneri Ten Hag nuk kënaqet  

Manchester United fiton në takimin hapës të Premier Ligës kundër Wolverhampton 1-0 në stadiumin “Old Trafford”.

“Ujqërit” ishin më të rrezikshëm në pjesën e parë të lojës dhe Kun’ha trembi portierin Onana duke goditur shtyllën në nisje të pjesës së dytë.

Më pas ishte Varane, që realizoi në minutën e 76-të të lojës pas asistit të Bisaka-s.

“Djajtë e kuq” në vazhdim menaxhuan avantazhin dhe i dhanë trajnerit Ten Hag mundësinë që ta niste me fitore sfidën e parë të sezonit.

Trajneri holandez tha pas takimit se skuadra e tij mund të bënte më mirë.

“Mund të bëhet më mirë! Mund të luajmë më mirë! Por ne jemi shumë të kënaqur me fitoren. Opozita ishte dinamike! Duhet të jemi si ata! Duhet që të luftojmë për pikët tona!”

United merr tre pikët e para dhe arrin Sitin dhe Arsenalin në renditje.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article