Mediat greke kanë nxjerrë të tjera detaje rreth atentatit që ju vë brenda në burgun e Kordhialosit biznesmenit shqiptar Andrea Kalemi, alias Adriatik Kalemi.
Kalemi u godit me thikë nga një 28-vjeçar egjiptian në gjoks dhe në kraharor duke marrë plagë të rënda, por fatmirësisht arriti të mbijetojë.
Lexo edhe :
Related Posts
Pas ngjarjes 28-vjeçarit egjiptian ju gjet një thikë dhe një celular, brenda të cilit ndodhej fotoja e biznesmenit shqiptar Andrea Kalemi.
Kujtojmë që kjo ishte hera e dytë që ndaj Kalemit brenda territorit grek i bëhej atentat, herën e parë ai u qëllua në 9 Gusht ndërsa ndodhje me pushime në Paxos.
Atentanti brenda burgut të Kordhialosit u bë pak ditë para se biznesmeni shqiptar të lirohej nga burgu, ku mbahej që prej muajit gusht, pasi dyshohet se atentati ndaj tij erdhi për hakmarrje.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme është zbuluar se urdhri pë releminimin e tij kishte ardhur nga një tjetër burg i Greqisë, ndërsa egjiptiani ishte porositur që me bisturi t’i priste arterien karotide.
Andrea Kalemi dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të viti 2022.
/Vizionplus.tv/