Ushtari amerikan që shkoi në Korenë e Veriut kthehet në atdhe

1 year ago 9
16:57 28/09/2023

Travis King mund të përballet me burg ose përjashtimin nga ushtria. Kaloi kufirin me 18 Korrik

Këto janë pamjet kur ushtari amerikan, Travis King, zbarkon në një bazë ushtarake amerikane në Teksas.

23-vjeçari u dëbua nga Korea e Veriut për në Kinë dhe më pas i është dorëzuar autoriteteve amerikane.

Mësohet se Suedia, një vend aleat me SHBA-në ka ndihmuar në daljen e ushtarit nga territori i Koresë së Veriut.

King u prit në kufirin kinez nga ambasadori amerikan në Kinë, Nicholas Burns, ambasadori suedez në Kinë dhe të paktën një zyrtar i Departamentit amerikan të Mbrojtjes.

Ky zhvillim ka ngritur pikëpyetje se pse Pheniani, që ka marrëdhënie të tensionuara me Uashingtonin lidhur me programin bërthamor të tij, mbështetjen që Koreja e Veriut i jep luftës së Rusisë në Ukrainë apo edhe çështje të tjera, ka rënë dakord ta dorëzojnë ushtarin. Po kështu pa përgjigje kanë mbetur edhe arsyet pse King kaloi kufirin më 18 Korrik.

Shumë dyshojnë se autoritet koreane mund të mos e kenë konsideruar të rëndësishëm atë, në aspektin e sigurimit të informacioneve apo përdorimit të tij në shkëmbim të diçkaje tjetër duke qenë se ishte një ushtar i rangut të ulët.

Kthimi në atdhe për King nuk do të ketë një fund të lumtur siç edhe ka ndodhur në rastet e lirimit të shtetasve të tjerë amerikanë nga Pheniani. Ushtria e ka konsideruar mungesën e tij të pajustifikuar, çka mund të nënkuptojë dënim me burg, apo edhe përjashtimin e tij nga rradhët e ushtrisë amerikane.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article