“Ushtari që nuk bëhet dot komandant”, reagon përfaqësuesi ligjor i grupit parlamentar të PD: Begaj një ushtar i bindur i Ramës

9 months ago 14

Pas dekretit të ligjit për komisionet hetimore parlamentare, nga Presidenti Bajram Begaj, opozita e cilëson këtë akt të tij, një shërbesë ndaj Kryeministrit Rama.

Përfaqësuesi ligjor i Grupit Parlamentar të PD, Marash Logu, tha se Presidenti zhbëri një mekanizëm të rëndësishëm kushtetues.

Ushtari që nuk bëhet dot komandant

Pasi pranoi të bëhej shërbëtor qesharak i Edi Ramës kundër opozitës parlamentare, në një akt hakmarrës dhe antikushtetues, i ashtuquajturi president republike dekretoi ligjin për komisionet hetimore që praktikisht zhbën këtë mekanizëm kushtetues. Sa keq Bajram që nuk u bëre kurrë kreu i shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit, por mbete një ushtar i bindur i shefit që të emëroi në atë detyrë tërësisht të pamerituar. Sa keq që nuk ngrite në lartësinë e emrit Bajram, por u bëre kurban. Tani shko dhe pi një kafe pa sheqer në varrimin e pavarësisë së institucionit të Presidencës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article