Uzuni shënon, Granada mundet

10 months ago 44
14:58 25/11/2023

Sulmuesi kuqezi realizoi në humbjen 3-1 në transfertë ndaj Alaves, shkon në 5 gola në La Liga

Një gol i Myrto Uzunit ishte shumë pak për Granadën që u mund nga Alaveshi në transfertë 3-1. Miqtë e pësuan golin e parë në minutën e 11. Rauel Torrente shënoi autogol duke u dhënë avantazhin e vendasve.

Në minutën e 38, Abde Rebaç realizo golin e dytë. Rrjetën e tretë e shënoi Omorodion në minutën e 55-të. Granada reagoi vetëm në minute e 86 të lojës. Uzuni nga pika e bardhë realizoi golin e nderit.

Sulmuesi kuqezi shkon në kuotën e 5 golave pas 14 takimesh të luajtura në La Liga. Në total, Uzuni ka luajtur 1026 mintua në këtë vit futbollistik në elitën e futbollit spanjoll.

Por skuadra e Granadas vazhdon momentin negativ ndërsa gjendet në kuotën e 7 pikëve. Për skuadrën e lojtarit kuqezi kjo është humbja e nëntë në këtë sezon.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article