Vajza e Linda Ramës hedh në gjyq Sali Berishën dhe 6 deputetë të PD

3 months ago 24

Rea Xhillari, vajza e Linda Ramës, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, ka paditur në gjykatë ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe 6 deputetë të PD-së.

Xhillari përmes një kërkesë padi akuzon kreun e PD-së, Berisha, dhe deputetët  Luan Baçi, Flamur Noka, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Edi Paloka dhe Edmond Spaho, për përhapjen e thënieve të pavërteta me natyrë shpifëse.

Rea Xhillari në jo pak raste është sulmuar dhe akuzuar nga Berisha dhe deputetë të PD-së si përfituese e tenderave dhe favorizime nga institucionet në varësi të Qeverisë, apo si përfituese e projekteve të ndryshme.

Berisha e akuzon vajzën e Linda Ramës, se ka përfituar tenderë publikë nëpërmjet subjektit tregtar “51N4E”, një studio arkitekture me qendër në Bruksel dhe sipas tij Xhillari ka qenë pjesë e stafit dhe bashkëpunëtore për shumë vite e kësaj kompanie.

Berisha e akuzon Rea Xhillarin prej 8 vitesh, ndërsa  së fundmi deputetët që paditen kanë kërkuar një interpelancë me kryeministrin Rama për akuzat që drejtonin ndaj Xhillarit.

Opozita e akuzon Rea Xhillarin se ka përfituar gjithashtu tendera nëpërmjet subjektit tregtar “I RI” sh.p.k..

Vajza E Linda Ramens PadiaVajza E Linda Ramens Padia

“Ka përfituar 33 pagesa për kontrata publike në vlerën 1.9 miliard lekë. Ka marrë pjesë dhe përfituar tendera publike, pa figuruar pronare e drejtpërdrejtë, por e lidhur me subjekte tregtare dhe si bashkëpunëtore e tyre, ka përfituar vlera të konsiderueshme monetare prej tyre”, janë disa nga akuzat e PD-së.

Por Xhillari në padinë e saj akuzon deputetët e PD dhe Berishën për shpifje.

“Në këto 8 vite, kam gjykuar që shpifjet publike ndaj meje, të konsumuara nga ana e përgojuesit tim në terrenin politik e publik, nuk meritojnë përfshirjen time. Kjo sepse së pari, nuk kam zgjedhur politikën si fushë të interesit tim dhe nuk jam jo vetëm faktor i drejtëpërdrejtë, po as i tërthortë i debatit politik. Së dyti, sepse Sali Berisha është shpallur “shpifës” me vendim gjykate në shumë raste dhe më është dukur sikur durimi ishte më i arsyeshëm se sa denoncimi i një personazhi që shpifjen e ka natyrë të dytë.  Së fundi, sepse ky personazh nuk ka pushuar së shënjestruari, godituri dhe përbaltur nënën time, Linda Ramën, nga momenti që ajo zgjodhi të ishte bashkëshorte e Edi Ramës. Linda, nëna ime, është shembulli im i qytetarisë dhe profesionalizmit, modeli i përkushtimit familjar dhe dinjitetit publik.

Deklarimet e rreme dhe tejet të rënda nga ana e të paditurve në drejtimin tim, janë një ndërhyrje kriminale në jetën time dhe i shërbejnë qëllimit të denigrimit pa asnjë provë të personit tim. Ato bëhen për të krijuar në publik imazhin e një personi përfitues nga afërsia familjare me kundërshtarin e tyre politik, përmes veprimtarish të cilat nëse do të ishin të vërteta, do të ishin objekt për organet e ndjekjes penale”, thuhet në padinë e depozituar në Gjykatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article