Valon Berisha deklarohet për herë të parë si lojtar i LASK

9 months ago 16

Valon Berisha është deklaruar për herë të parë si lojtar i LASK.

Mesfushori kosovar iu bashkua skuadrës austriake si transferim i lirë, pasi i kishte skaduar kontrata me Reimsin.

“Prej momentit të parë kam qenë i emocionuar pasi jam pjesë e një klubi shumë atraktiv”, ka thënë fillimisht Berisha.

“Po shikoj drejt sukseseve me LASK-un, të cilat jam i bindur se nuk do të na mungojnë gjatë këtyre viteve”.

Mesfushori e njeh kampionatin e Austrisë, pasi për gjashtë edicione (2012-2018) ka luajtur për Salzburgun, ekip me të cilin ka fituar pesë tituj kampioni.

Gjithashtu, Berisha karrierë ka bërë edhe te Vikingu, Lazio, Fortuna Duesseldorfi e Melbourne City. Ai ka edhe 40 paraqitje dhe 4 gola të shënuar me Përfaqësuesen e Kosovës. /Telegrafi/

Read Entire Article