Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

5 months ago 3

Virgil van Dijk së fundmi është lidhur me një lëvizje befasuese te Borussia Dortmund pas përfundimit të sezonit.

Por, Fabrizio Romano ka mohuar këtë gjë, duke thënë se mbrojtësi i njohur do të ketë një takim me trajnerin e ri Arne Slot, i cili do të marr drejtimin e Liverpoolit.

“Nga ajo që po dëgjoj nga burimet, kjo nuk është e vërtetë. Unë di që Dortmundi po fokusohet në emra të ndryshëm”.

Fabrizio Romano on Arne Slot and Virgil van Dijk. 👇 https://t.co/fIv43ZZRtz

— DaveOCKOP (@DaveOCKOP) May 2, 2024

“Lidhjet me Van Dijk nuk janë diçka reale apo konkrete në këtë pikë. Kontaktet nuk kanë ndodhur, nuk po ndodh”.

“Trajneri i ardhshëm i Liverpoolit, Arne Slot do të ketë një bisedë të drejtpërdrejtë me Van Dijk, dhe ai do të përpiqet ta mbajë mbrojtësin holandez me përvojë në ekip si pjesë e projektit të tij”.

“Slot do të donte të mbante Van Dijk në ekip, kështu që biseda mes tyre do të jetë e rëndësishme”, ka thënë Romano.

Është raportuar gjithashtu se Liverpooli po planifikon të zhvillojë bisedime me kapitenin për të ardhmen e tij, pasi kontrata e mbrojtësit skadon në verën e vitit 2025. /Telegrafi/

Read Entire Article