Vasili: KLSH po vihet nën sulm mafioz nga qeveria pse ka denoncuar vjedhjen e parave publike

3 months ago 8

Deputeti i PL, Petrit Vasili deklaron se Kontrolli i Lartë i Shtetit është vënë nën sulm nga mazhoranca vetëm se po kryen detyrën që i ngarkon ligji. KLSH, shkruan Vasili në një postim në rrjetet sociale, ka evidentuar vjedhjen e parave publike dhe për këtë arsye është vënë në shënjestër nga Kuvendi. Vasili citon edhe kushtetutën e cila garanton pavarësinë dhe depolitizimin.

Reagimi
KLSH nen sulmin mafioz te Narkoparlamentit te korruptuar rilindas! Kontrolli i Larte i Shtetit ((KLSH) gjendet sot si kurre ndonjehere ne historine e pluralizmit nen nje sulm te hapur mafioz te Kuvendit te zaptuar nga narkorilindja. Deputetet rilindas, bashkehajdute te aferave te Rames dhe qeverise permes votimit te ligjeve me porosi, qe u kane krijuar financave publike deme me miliarda euro, po sulmojne sot hapur KLSH vetem e vetem se po kryen detyren ne emer te Ligjit. Evidentimi nga KLSH i vjedhjes se parave publike nga banditet e rilindjes duke filluar nga Rama e deri tek drejtori me i fundit rilindas ka shqetesuar e turbulluar hajdutet e kapur me presh ne dore.

🔴 Kushtetuta flet shume qarte:
Neni 162
1. Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e
financiar. Ai u nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.
🔴 Ndersa Ligji Nr.154/2014 per Kontrollin e larte te shtetit percakton:
Neni 4
“Statusi i institucionit
Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë shtetëror i auditimit të jashtëm në
Republikën e Shqipërisë, i pavarur, i cili i ushtron kompetencat e tij duke iu nënshtruar Kushtetutës
dhe ligjeve në fuqi. Kontrolli i Lartë i Shtetit është një organ i depolitizuar dhe i departizuar”.

Në historinë e shtetformimit pas shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, qe nga vitit 1925, qe shënon themelimin e Këshillit Kontrollues të Financave e deri sot, Kontrolli të Lartë i Shtetit eshte absolutisht Institucioni Kushtetues kryesor dhe më lartë i Auditimit Financiar Publik në Shqipëri. Kushtetuta dhe Ligji flasin qarte dhe te gjitha maxhorancat politike me perjashtim te Narkoqeverise se Rames e kane respektuar plotesisht statusin e KLSH.

Sot Kuvendi i narkorilindasve ka degraduar per faqe te zeze dhe nje Komision Parlamentar si ai i Ekonomise kthehet ne vrases me pagese te ligjshmerise dhe Kushtetutes dhe e sulmon hapur me synimin e vetem qe te ktheje KLSH ne vartese te nje palo komisioni te telekomanduar nga hajduteria rilindase dhe palaçot e tij ne Kuvend.

Qëllimi i vetem i rilindasve eshte qe te mbylle gojen e KLSH per aferat e rilindjes dhe te bllokoje çdo mundesi shteterore per kontrollin dhe evidentimin e korrupsionit te cilin KLSH e ka denoncuar ne jo pak raste.

Edhe krijimi i nje Nenkomisioni ne Kuvend per te kontrolluar KLSH eshte prova qe mafia ka kapur per gryke Kuvendin dhe e perdor ate si rrecke per te pastruar kelliren korruptive te qeverise se Rames.

Pavaresia e institucioneve te pavarura po rrembehet nga mafia ne pushtet dhe Kushtetuta po dhunohet duke shnderruar Kuvendin ne zgjatim te mafies dhe narkotrafikanteve.

Qe narkohajdutet e certifikuar ti e arrijne ti bejne presion dhe shantazh KLSH do te thote qe eshte arritur kulmi dhe banda e hajduteve eshte ne panik nga faktet dhe dokumentet qe zbulohen perdite ku edhe KLSH ka luajtur rolin e tij teper pozitiv ne emer te ligjit duke evidentuar korrupsionin dhe shkeljet flagrante te ligjit.

Ndalja, denoncimi me çdo mjet e forme, brenda dhe jashte vendit, e ketij sulmi mafioz te Narkomaxhorances ne mbrojtje te korrupsionit te saj mbi KLSH eshte detyre e çdo opozitari te vertete ne emer te Kushtetutes dhe Ligjit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article