Vazhdon ‘lufta’ në Al Ittihad: Gallardo i kërkon Benzemës të stërvitet vetëm, francezi largohet nga seanca stërvitore

8 months ago 13

Kur gjithçka dukej se ishte kthyer në qetësi, stuhia është shfaqur sërish në Al Ittihad me protagonist Karim Benzema.

Ylli francez, i cili javët e fundit mungoi kur u kthye në ekip në një tjetër episod të rrethuar nga polemika, inskenoi marrëdhënien e tij të prishur me Marcelo Gallardo në stërvitje të hënën.

Gjatë seancës të së hënës së skuadrës arabe, trajneri argjentinas urdhëroi ish-lojtarin e Real Madridit të ushtrohej i vetëm pas një pjese të parë të punës me grupin që po luan sot një miqësore.

Megjithatë, sipas gazetës Marca, Benzema nuk pranoi ta bënte këtë dhe u largua nga seanca.

Në fakt, sulmuesi tashmë kishte ushtruar individualisht, i imponuar nga klubi, gjatë ditëve të mungesës së tij në para-sezon në Emiratet e Bashkuara Arabe, diçka që futbollisti do t’ia kishte kujtuar trajnerit të tij, duke pretenduar se ishte i aftë të paktën të stërvitej me ata që nuk kishin luajtur ndeshjen e së dielës.

BENZEMA VS. GALLARDO 🆚👊🇸🇦

👀 Según informó el diario Marca, hubo un nuevo enfrentamiento entre el astro francés y el Muñeco. Esta vez, el técnico argentino le ordenó al ex Real Madrid ejercitarse en solitario tras una primera parte de trabajo con el grupo que hoy juega un… pic.twitter.com/LdBC6xAfc9

— Diario Olé (@DiarioOle) February 7, 2024

Benzema nuk është thirrur për ndeshjen e skuadrës së tij kundër Al Tait dhe dje është parë duke u stërvitur në palestër me lojtarët e dëmtuar.

Ndërkohë, pasiguria vazhdon të rri pezull mbi Arabinë Saudite, me një nga yjet e saj më të mëdhenj të pakënaqur dhe madje në prag të largimit në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/

Read Entire Article