Vdekja e 41-vjeçares në Durrës, reagon ministri Balla: Duhet të parandalojmë dhunën ndaj grave dhe vajzave në të gjitha format!

9 months ago 5

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me vdekjen e 41-vjeçares, Bedrie Lokës nga Durrësi, e cili piu fostoksinë pasi i kishin hapur një profil në rrjetin social ‘TikTok’, ku bullizohej dhe fyhej.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se duhet të bëjmë gjithçka për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën.

Ndër të tjera ia ka shpërndarë numrat e kontakteve për të kërkuar ndihmë, për këdo që është në nevojë.

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Duhet të bëjmë gjithçka për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën!

Asnjë Justifikim ndaj dhunës, as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, AS ONLINE⛔️. Askund!

Kërko ndihmë në 16117

Raporto në 129

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article