Vdekja e Navalnyt/ Hasani: Kujtesë tragjike se sa larg nga vlerat e demokracisë dhe të drejtave të njeriut është sot Rusia

8 months ago 23
15:20 16/02/2024

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar në lidhje me vdekjen në burg të kritikut më të madh të Putinit, Navalny.

Përmes një postimi në “X”, ministri Hasani shkruan se Navalny jetoi dhe vdiq për vlerat e pakompromis të demokracisë dhe të drejtave të njeriut duke u bërë simbol dhe frymëzim për shumë njerëz.

Ministri Hasani shton se vdekja e Navalnyt është një kujtesë tragjike se sa larg nga këto vlera është sot Rusia.

“Thellësisht i trishtuar nga lajmi i Alexeit Nalvany në një burg rus. Navalny jetoi, dhe në fund vdiq, për vlerat e pakompromis të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke u bërë një simbol dhe frymëzim për shumë njerëz. Vdekja e tij është një kujtesë tragjike se sa larg nga këto vlera është sot Rusia”, shkruan ministri Hasani.

Deeply saddened by the news of Alexei @navalny death in a Russian jail.

Navalny lived, and ultimately died, for the uncompromisable values of democracy and human rights, becoming a symbol and inspiration for many.

His passing is a tragic reminder of how far from these values…

— Igli Hasani (@IgliHasani) February 16, 2024

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article