Vedat Muriqi më i miri i Mallorcas në fitore – statistikat e tij në ndeshje ndaj Celta Vigos

1 year ago 48
Reklamë

Sulmuesi Vedat Muriqi ka shënuar gol që i ka dhuruar tri pikët e para Mallorcas këtë edicion në përballje me Cela Vigon.

Reklama

29-vjeçari shënoi në minutën e 85-të të takimit pas një asistimi nga Dani Rodriguez, duke qenë i saktë me një goditje nga afër.

Ai luajti për 89 minuta dhe ishte më i miri te skuadra e tij, Mallorca, duke u vlerësuar nga SofaScore me notën 7.7.

Muriqi në gjuaji dy herë në portë dhe në të dy herët ishte i saktë në kuadrat.

Gjatë ndeshjes ai bëri 34 prekje, ndërsa shtoi edhe një pasim kyç.

Nga duelet që kishte Muriqi fitoi nëntë të tillë. /Telegrafi/

Read Entire Article