Veliaj pret skuadrën Olimpike të Tiranës: Investimet në sport po sjellin masivizim/ Luiza Gega: Bashkia e Tiranës, një derë e hapur për sportistët

3 months ago 8

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja e Lojërave Olimpike Paris 2024, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti 6 nga sportistët e skuadrës Olimpike të Shqipërisë, të cilët janë pjesë e Sport Klub Tiranës. Veliaj u shpreh se investimet në disiplinat sportive po sjellin edhe rezultatet e mira.

“Gjashtë sportistëve të Tiranës u uroj vetëm sukses dhe sigurisht, edhe medalje. Jam shumë shpresëplotë për të gjithë investimin që Bashkia e Tiranës ka bërë për forcimin e klubit dhe fakti se 75% e skuadrës olimpike vjen nga Sport Klub Tirana e tregon këtë. Është një investim jo vetëm në emra të përveçëm, por në të gjithë kulturën e marrjes me sport. Më bëhet vërtet zemra mal kur shikoj se e kemi masivizuar sportin pasi Tirana mbajti edhe titullin Kryeqyeteti Europian i Sportit”, tha Veliaj.

2406145b 8408 486d 915b B7932fcac0eb2406145b 8408 486d 915b B7932fcac0eb

Kampionia jonë në atletikë, Luiza Gega, u shpreh se me drejtimin e Bashkisë së Tiranës nga Veliaj, investimet në sport janë rritur. “Lojërat Olimpike janë ëndërr për çdo sportist. Jam e sigurt se i gjithë ekipi do të japë maksimumin. Sigurisht, ne presim gjithmonë e më mirë, por gara është garë. Që kur Erioni ka ardhur në Bashkinë e Tiranës, gjërat kanë ndryshuar shumë për sa i përket mbështetjes dhe kjo është arsyeja për rezultatet e mira, të paktën për mua. Unë e falenderoj pa masë dhe jam e sigurt që, ashtu siç janë shtuar fëmijët që merren me atletikë, ashtu do të shtohet edhe niveli i lartë në këtë sport, duke qenë se infrastruktura nuk i mungon Tiranës”, tha Gega.

Veliaj nënvizoi se sukseset e sportistëve tanë dhe përmirësimi i infrastrukturës kanë sjellë edhe një masivizim të sportit, duke afruar më shumë të rinj dhe të reja. Kreu i Bashkisë u shpreh se tashmë, jo vetëm sportistët tanë nuk po largohen nga ekipi kombëtar, por edhe shumë talente me kombësi tjetër, duan të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi.

“Më kujtohen vitet 90-të, kur shumë sportistë shqiptarë garonin për një flamur tjetër, ndërkohë sot për arsye nga më të ndryshmet, sportistë të huaj zgjedhin flamurin tonë. Ky është një ndryshim për mirë, shton kompeticionet dhe garat brenda nesh, me eksperienca që vijnë nga vende të ndryshme dhe sigurisht që, edhe ekipi ynë olimpik do të jetë kozmopolitan, pra me prejardhje të ndryshme, ashtu siç është në fakt Tirana jonë, kozmopolitane”, tha ai.

Veliaj shtoi se janë marrë të gjithaë masat që ekipi ynë olimpik të ketë kushte dinjitoze edhe në Paris. “Jam i bindur se ne do të bëjmë maksimumin për një përfaqësim dinjitoz të një vendi të vogël, por që në ato pak disiplina ku përfaqësohemi kemi çuar vërtetë më të mirët”, deklaroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article