Veliaj publikon fotot: Shkolla “Gjergj Fishta” gati në shtator, pas pushimeve nis maratona e 10-ve

1 year ago 42
Reklamë

Ambientet e shkollës 9-vjeçare “Gjergj Fishta” në kryeqytet janë gati për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor që do të nisë në shtator.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka ndarë disa foto të shkollës pas lyrjes dhe riparimeve të nevojshme hidraulike dhe elektrike në ambientet e brendshme të saj.

Ai thekson se pas përfundimit të pushimeve verore, do të nisë maratona e 10-ve për nxënësit e kësaj shkolle.

“Shkolla “Gjergj Fishta” është gati për në shtator.

Ekipi është kujdesur për lyerjen dhe riparimet e nevojshme hidraulike dhe elektrike. Pas pushimeve, nis maratona e 10-ve për nxënësit”, ka shkruar Veliaj.

Top Channel

Read Entire Article