Vendimet e qeverisë/ Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Ndërkombëtar të Konservimit të Natyrës, ministrja: Shkëmbime përvojash për zhvillimin e qëndrueshëm në mbrojtje të mjedisit

1 year ago 19

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Ndërkombëtar të Konservimit të Natyrës u diskutua sot në mbledhjen e qeverisë.

Kumbaro: Miratimi në qeveri dhe më tej në parlament të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Ndërkombëtar të Konservimit të Natyrës, është organizatë ndërkombëtare që ka vendosur standartet për mbrojtjen e zonave të mbrojtura, për zhvillimin e qëndrueshëm të tyre. Deri më sot ka qenë Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura si anëtare në nivel agjencie, por për herë të parë Shqipëria bëhet anëtare si shtet, me të drejta më të plota brenda organizatës, por sidomos na siguron shkëmbimin qoftë në vendimmarje të organizatës në nivel botëror dhe mundësi për shkëmbime përvojash për atë që ne e kemi përcaktuar si prioritet, zhvillimin e qëndrueshëm në mbrojtje të mjedisit, mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe kthimin e tyre jo vetëm në vlera të ekosistemit, por dhe në destinacione turistike natyrore që na sigurojnë një shtrirje të sezonit turistik përtej atij veror.

Top Channel

Read Entire Article