Analisti Ergys Mërtiri i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, foli për vendimin e Gjykatës së Lartë për logon dhe vulën e PD-së, si dhe situatën brenda kësaj partie.
Mërtiri u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha ushtroi presion mbi grupin zyrtar të PD-së dhe se e fitoi këtë betejë brenda partisë. Për sa i përket zvarritjes së procesit, ai argumentoi se kjo i’ shërbeu po sërish Berishës, i cili me këtë sebep mori selinë’.
“Kujt i ka shërbyer kjo zvarritje? Gjatë kësaj kohë ka ndodhur që Berisha ka bërë presion mbi grupin e PD zyrtare. Ai grup ishte i përçarë ndërkohë Berisha shtrinte ndikimin e vetë. Mori dhe selinë me këtë sebep. Brenda një viti u shpall si opozitë të vetme. Përçarja bëri punën e vetë, një pjesë shkoi te Berisha. Ia falën Berishën përfaqësinë e partisë. Berisha fitoi betejën me PD-në zyrtare”, u shpreh Mërtiri.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb