Vendos një gol i Sebastian Haller – Bregu i Fildishtë kalon në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës

8 months ago 27

Bregu i Fildishtë ka arritur ta mposht Kongon me rezultat 1-0 për të kaluar në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës.

Mikëpritësit e kësaj gare, Bregu i Fildishtë ishte më i mirë në pjesën e parë duke rrezikuar me Wilfried Singo, Sebastian Haller dhe Franck Kessie, por pa sukses.

Ndërsa në pjesën e dytë, vendasit arritën të shënonin golin e epërsisë. Një asistim i Max Gradel gjeti Hallerin i cili shënoi gol me volej për 1-0.

🚨🚨| GOAL: HALLER OPENS THE SCORING FOR IVORY COAST!!

Ivory Coast 1-0 DR Congo pic.twitter.com/5sJn57tuHx

— CentreGoals. (@centregoals) February 7, 2024

Rezultati ka mundur të jetë më i lartë sikurse Haller të konkretizonte rastet e tjera që kishte.

Më këtë fitore Bregu i Fildisht siguroi finalen, ku do të takohet me Nigerinë. /Telegrafi/

Read Entire Article