Verstappen fiton në Austrian GP

1 year ago 29
Reklamë
22:40 02/07/2023

Max Verstappen dominon dhe fiton Çmimin e Madh të Austrisë. Piloti i Red Bull bëri diferencën në Shpilberg, në garën e 10 të kampionatit botëror të Formula 1.

Holandezi e nisi nga pole-position dhe fillimi ishte agresiv në duelin me rivalin e Ferrarit Sharls Lekler. Por Vershtapen krijoi diferencën dhe mori fitoren e radhës që do ta ndihmojë për të fituar titullin e tretë të kampionit.

Për herë të parë në historinë e cirkuitit, Vershtapen fitoi garën, Sprintin dhe realizoi kohën më të mirë. Në vend të dytë doli Lekler, e pas tij një tjetër makinë Red Bull, ajo e drejtuar nga Serxho Perez.  

Piloti tjetër i Kokëkuqes, Karlos Sainz doli pas meksikanit, ndërsa u penalizua nga komisarët e garës me 5 sekonda për limitet e pistës. Në vend të pestë piloti i McLaren Lando Norris, e pas tij Fernando Alonso me Aston Martin e tij dhe piloti i Mercedes, Ljuis Hemilton.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article