Verstappen i pandalshëm

11 months ago 6
14:15 06/11/2023

Kampioni i trefishtë i botës Max Verstappen, mori fitoren e 17 në këtë edicion të Formula 1. Piloti i Red Bull udhëhoqi garën e zhvilluar në San Paolo dhe vendosi rekordin e radhës në kampionat nga pole-position.

Piloti i McLaren, Lando Noris, përfundoi i dyti, 8.2 sekonda më pas, por me një pikë bonus për xhiron më të shpejtë, ndërsa Fernando Alonso i Aston Martin zuri vendin e tretë në xhiron e fundit pas një beteje emocionuese me pilotin tjerë të Red Bull Sergio Perez.

Spanjolli kaloi vijën e finishit vetëm 0.053 sekonda përpara meksikanit, pasi Perez e kaloi atë në xhiron e parafundit dhe Alonso, piloti më i vjetër i garës, 42 vjeç, rrëmbeu vendin në të fundit.

“Nisja ishte shumë e rëndësishme! Mendoj se pilotët e tjerë të radhës së parë e nisën mjaft mirë. Pas kësaj e gjithë gara ishte për menaxhimin e gomave. Mendoj se gjatë gjithë garës i bëmë gjërat siç duhet. Nuk jam i surprizuar për Noris. Shpresoj për më shumë beteja në të ardhmen!”

Verstappen, që shkon në 52 fitore në karrierën e tij, fitoi titullin në Katar muajin e kaluar, ndërsa skuderia e Red Bull ka ruajtur titullin e konstruktorëve.

Austriakët kanë fituar 19 nga 20 garat e deritanishme.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article