Vetëm 12 minuta nga starti, Al Nassr ia shënon tri gola Inter Miamit – Laporte me euro gol

8 months ago 26

Al Nassr i Cristiano Ronaldos është duke e shkatërruar Inter Miamin e Lionel Messit, pasi i ka shënuar tri gola për 12 minuta.

Llogarinë e golave për skuadrën arabe e shënoi Otavio në minutën e tretë me një asistim të Marcelo Brozovic.

Shtatë minuta më vonë shënoi Anderson Talisca, ndërsa Al Elwai ishte në rolin e asistuesit.

Por, për të rënduar edhe më shumë situatën e tyre u përkujdes Aymeric Laporte që shënoi nga gjysmëusha e tyre në minutën e 12-të, duke e zënë portierin e Inter Miamit jashtë porte.

Lionel Messi është aktualisht në bankinë, ndërsa Cristiano Ronaldo është i lënduar. /Telegrafi/

LAPORTE HAS SCORED FROM HIS OWN HALF VS INTER MIAMI! 🤯 https://t.co/UptPBmSNnt

— TC (@totalcristiano) February 1, 2024

Read Entire Article