Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, Rexha: Jemi shndërruar në shoqëri të spektaklit edhe për krimet. Shkaktari kryesor shteti

9 months ago 27

Shkrimtari Albatros Rexha tha në Open në News 24, se në shoqëritë e Ballkanit, shteti nuk luan rolin e vet të garantuesit të sigurisë dhe se njerëzit nuk kanë besim tek autoritetet.

“Jemi bërë një shoqëri e spektaklit të kronikës së zezë. Dalin ca organizata për të bërë zhurmë, me marrë ndonjë fond dhe pastaj gjithçka harrohet deri në skandalin e radhës. Nuk ka vetëdijesim, por thjesht llafe. Jemi shndërruar në shoqëri të spektaklit. Problemi në këtë shoqëri qëndron fakti në bazë të kontratës shoqërore, është shteti që nuk e merr seriozisht angazhimin e vet.

Siguria nuk kërcënohet vetëm nga jashtë por edhe nga brenda. Mungon ndjeshmëria kur ti shkon tek autoritetet dhe atij nuk i mbushet mendja, kjo gjë nuk ekziston. Nëse ai nuk e vlerëson si një kërcënim real për mua është skandaloze. Policia nuk është vetëm gjoba. Kur ndodh këtë rast një viktimë kur ndodhi me këtë grua që është nënë e disa fëmijëve, sensibilizimi është i madh. Pafund ndodhen raste bullizimi”, thotë Rexha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article