Vetëvrasja e Bedrie Lokës në Durrës, reagon këngëtarja Zajmina Vasjari dhe jep një tjetër version për ngjarjen: Ishte më e shkëlqyera e kompanisë!

9 months ago 39

Pas vetëvrasjes së 41-vjeçares, Bedrie Loka në Durrës, e cila dyshohet se ishte bullizuar me profile false në rrjetet sociale, ka reaguar këngëtarja, Zajmina Vasjari, e cila rezulton pronare e fasonerisë ku punonte e ndjera.

Vasjari pretendon se ngjarja nuk lidhet me profilin e rremë në TikTok, ku e ndjera përflitej me fjalë të rënda.

“Tani do prehesh ne paqe Bedrie! U perpoqa shume dje te zbardhja historine tende nga lajmi i rremë qe portalet te përfshinë, por per fat te keq askujt nuk i interesoi historia e nje gruaje te dhunuar se ndoshta eshte shume e degjuar, por historia e tik tokut do ishte lajm me i klikuar. Per fat te keq sot edhe lajmi i vdekjes shet pa i interesuar e verteta. Ti ishe nje grua e bukur, e zonja, e forte, nje nga puntoret me te shkelqyera te kompanis tone, e ndershme dhe nje Nene shembullore. Ngushellime te perzemerta familjareve!”, shkruan Zajmina Vasjari.

Zajmina VasjariZajmina Vasjari

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article