Vetëvrasja e gruas në Durrës, kunati i saj shfaqet me shenja dhune në fytyrë: Më dhunuan vëllezërit e Bedrie Lokut

9 months ago 14

Fatmir Loku, vëllai i Xhemal Lokut, i cili ndodhet pas hekurave pasi akuzohet se ka çuar drejt vetëvrasjes gruan e tij, ka lëshuar akuza në drejtim të familjes së kunatës së saj.

Ai tha për gazetaren Klodjana Haxhiaj për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 se vëllezërit e Bedrie Lokës, e kanë dhunuar.

“Jam dhunuar nga vëllezërit e Bedries. Bëra denoncim, por sma morën në konsideratë. Më dhunuan
Se di se kush ia hapi Tiktok-un. Ne i kemi dhënë kurajo. Asaj i ka dalë një foto me disa fjalë. Ajo më pas ka pirë ilaçet. Në punë Bedries i janë gjetur ilaçe. Ka qenë një ngjarje para 10 vitesh kjo e 40 mijë eurove. Nuk ka pasur dhunë, asgjë. Ai nuk e ka fshehur telefonin dhe se ka fshehur te motra ime. Telefoni u mor te shtëpia e vëllait tim dhe jo te i motrës sime. Se dimë se kush i deklaron këto gjëra. Ikëm te QSUT, e çuam atje. Ato hapat ia kanë gjetur disa herë ato ilaçe, në xhep apo në punë.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article