Vetëvrasja pas bullizimit/ Zbardhet dëshmia e vëllezërve të 41-vjecares, dyshime për dhunë nga bashkëshorti. Çfarë tregoi ekspertiza

9 months ago 31

Teksa opinioni publik u trondit dje nga një ngjarje e rëndë, ku një 41-vjeçare i dha fund jetës për shkak të bullizimit në rrjetet sociale, policia vijon hetimet. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se policia e Durrësit ka marrë në pyetje dhe vëllezërit e Bedrie Loka.

Ata kanë dëshmuar që kunati vinte 2 herë në vit në familje nga Greqia. Vëllai u pyet dhe për faktin nëse kishte dijeni për dhunë të ushtruar nga bashkëshorti ndaj motrës së tij të ndjerë, ndërsa ai ka thënë që “ai ashtu është” duke lënë të nënkuptohej se ishte i dhunshëm.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore, rezultoi se në trupin e gruas nuk ka asnjë shenjë dhunë, ndërsa shkak i vdekjes është helmimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article